Shpreh opinionin tënd ose raporto për trashëgiminë kulturore dhe historike

Gazetarët kanë gjithmonë nevojë për raportimin tuaj! Ju tashmë ju mund t’i adresoni informacionet që keni në faqen e Medias Amfora përmes një platforme të sigurt, e njohur si Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

Media Amfora ka gjithmonë nevojë për opinionin dhe informacionet që ju keni për trashëgiminë kulturore, historike, arkeologjinë dhe mjedisin.

Ne publikojmë herë pas here formularë të thjeshtë që ju mund t’i plotësoni në faqen e Medias Amfora dhe mund të përcillni informacionet që keni për tema të caktuara, duke i ndarë këto pyetësorë edhe me të njohurit tuaj.

Përgjigjet tuaja do të lexohen vetëm nga gazetarët tanë dhe ju mund të zgjidhni të qëndroni anonim dhe të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen.

Platforma e njohur si Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar synon që të orientojë krijimet e Medias Amfora sipas kërkesës së audiencës.

Ndiqni videon informuese më lart për mënyrën se si mund të angazhoheni në plotësimin e pyetësorëve dhe klikoni këtu, për tu njohur me thirrjet dhe publikimet tona bazuar tek raportimet tuaja.

_________

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim nga Media Amfora.