Siguria energjitike – “Diskuto” | Ep. 12

Me inxhinierin Azmer Duleviç diskutuam mbi sfidat dhe perspektivat e sigurisë energjetike, varësinë nga burimet e jashtme dhe ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon. Një bisedë e drejtpërdrejtë dhe me vlerë, që ju ftojmë ta ndiqni.

Kur ideologjia shpërfilli fenë: Klerikët nën propagandën komuniste

Në periudhën e regjimit komunist, besimi fetar nuk ishte thjesht çështje shpirtërore, por një terren i shërbyer për propagandë dhe dezinformim ndaj popullit shqiptar. Edhe nëse në fillimet e diktaturës komuniste persekutimi kundër besimit fetar ishte i dobët, dalëngadalë, pushteti i kohës arriti të mbledhë informacione dhe mendime politike të manipulara për të dezinformuar popullin shqiptar për fenë.

Dezinformimi ndaj NATO-s – “Diskuto” | Ep. 10

Në episodin e fundit të podkastit “Diskuto”, me ekspertin e çështjeve të sigurisë Hektor Ruci, diskutuam aktualitetin gjeopolitik, problemet aktuale të sigurisë dhe dezinformimin ndaj NATO-s. Një bisedë e këndshme dhe informative që ju ftojmë ta ndiqni.

Trafikimi i armëve, zbulohet arsenal në Shijak

Një 59-vjeçar u arrestua në Shijak pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh dhe municioni. Hetimet paraprake tregojnë se armët dyshohet se trafikoheshin për shitje në zonë.

Xhon Lok dhe themelimi i empirizmit modern

Xhon Lok është një nga filozofët me ndikimin më të gjërë në të dyja kahët e politikës moderne. E djathta mori nga Lok nocionin e lirisë dhe të marrëdhënies që shteti ka me lirinë. E majta mori nga ai shtetin që kujdeset edhe për barazinë.

Baruk Spinoza: Zoti apo natyra

Baruk Spinoza është i pari që arriti të formulojë në mënyrë sistematike një besim të vjetër lindor si panteizmi. Ai barazon Zotin me natyrën dhe del për herë të parë në përfundimin filozofik se i gjithë kozmosi përbëhet nga një substancë e vetme, e cila i bashkon të gjitha qëniet në një të vetme.