Rrugëtimi i “Amfora.al”, dy vite pas nisjes

Më datë 11 mars 2017 u themelua blogu “Amfora.al”, që nisi raportimin intensiv mbi zhvillimet që lidheshin me arkeologjinë përgjatë zbatimit të projektit “Veliera”, në Durrës. Duke luajtur rolin e medias “ëatch dog” në një sistem demokratik, institucionet u vendosën përballë fakteve për dëmtimet e arkeologjisë, duke ndërhyrë disa herë, siç ishte ndalimi i thyerjes me kazëm të murit rrethues të qytetit, ngjitur me Torrën Veneciane.

Si një media e profilizuar në raportimin mbi akreologjinë në Shqipëri, qasja investigative është “lokomotiva” e punës së blogut. Dokumentimi i dëmtimeve të objekteve dhe strukturave arkeologjike është pasuar nga dërgimi i fakteve dhe kërkesave për marrje masash tek institucionet e kulturës.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar punës së arkeologëve, të cilët kanë nxjerrë në dritë zbulime të rëndësishme arkeologjike, si një godinë luksoze e zbuluar në Durrës, që mendohet se i përket shekullit VII të Erës Sonë dhe për shkak të mureve rreth 3.5 m të lartë dhe ambientit të pishinës, ngjason me një pallat perandorak.

Informimi i publikut për dritë-hijet e projekteve zhvillimore publike dhe private shpesh është pasuar me pengesat nga institucionet e kulturës për të mos marrë masa po dhënë informacione, si edhe me presionet nga sektori privat i ndërtimit.

Përgjatë punës së “Amfora.al” është rritur transparenca dhe llogaridhënia nga institucionet publike, duke publikuar në faqet online vendime dhe dokumente që lidhen me vendimmarrjen e tyre.

Një fokus i veçantë i është dhënë qytetit të Durrësit, për shkak të historisë së abuzimit me arkeologjinë për shkak të ndërtimit të pallateve. Nga artikujt e publikuar dhe dokumentimi i realizuar në disa kantiere ndërtimi, tregon se vijon shkatërrimi i objekteve arkeologjike me dashje dhe mungesa e ndërhyrjes nga institucionet shtetërore.

Parimi i “Amfora.al” vijon të mbetet cilësia dhe jo sasia, prandaj çdo javë mbahet komunikim me institucionet shtetërore lidhur me çëshjte të ndryshme që kanë në fokus dëmtimin e arkeologjisë dhe pas një procesi pune disamujor, publikohen artikujt që kanë në fokus ruajtjen e vlerave tona historike dhe informimin e publikut.

Nxitja e debatit kulturor në qytet dhe diskutimi midis ekspertëve e qytetarëve është promovuar dhe mbështetur, duke kultivuar frymën e qytetarisë dhe aktivizmit. Po ashtu përgjegjësia sociale është reflektuar duke ju bashkuar aktiviteteve të bamirësisë në fundvit.

Redaksia e “Amfora.al” gjen rastin të falenderoj të gjithë ndjekësit e saj, duke synuar për një vit sa më të mbarë për arkeologjinë dhe raportimin e zbulimeve dhe jo dëmtimeve arkeologjike.

Foto në krye: Reporter i “Amfora.al” duke monitoruar dhe dokumentuar punimet përgjatë hapjes së themeleve të një pallati natën në Durrës, ku u evidentua dëmtimi i arkeologjisë dhe më pas u vendosën në dijeni institucionet shtetërore që nuk morën masa. Rasti është në proces shkrimi dhe pritet të publikohet në muajt në vijim.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109