Një simbol satanik mes Kreshmës dhe Ramazanit
Sigurisht që kjo nuk do t’i bëj përshtypje një fanatiku partiak që e ka ndarë mendjen se për kë do votoj. Por për ata që mbi çdo gjë kanë Zotin, ky është një simbol i rëndësishëm për të kuptuar forcat që janë rreshtuar në lojë.

Galeri me fotot e postimeve nga kryeministri Edi Rama në "Facebook"
Si shumë rrallë ndodh në histori, këtë vit besimtarët myslimanë dhe ata të krishterë kanë mundësinë që të mbajnë agjërim në të njëjtën periudhë të vitit. Në fakt si Ramazani ashtu edhe Kreshma e vitit 2025 kanë qëlluar të dyja në një muaj të vetëm, pra në mars.
Me në sfond zgjedhjet e 11 majit, ku kandidatët për deputet janë turrur nëpër iftare duke shfrytëzuar rastin për të shkyer ndonjë copë vote nga trupi i Kishës dhe i Xhamisë, lideri i Partisë Socialiste, ndoshta nga padija, indiferentizmi apo ligësia, ka vendosur t’i bëj karshillëk besimeve tradicionale, duke përdorur si simbol të fushatës “dorën e hyjneshës”, e njohur ndryshe si Hamsa. Ky simbol është një nga më të lashtët dhe daton nga periudha e Neolitit të Vonë. Përdorej nga Sumerët dhe Babilonasit, si hamulet kundër magjisë së zezë dhe syrit të keq, e lidhej me perëndeshën Ishtar (ose Inanna). Duke qenë vetë ai një simbol i krijuar përmes magjisë së bardhë, besohej se kishte fuqi të jashtëzakonshme. Simboli përdorej më pas edhe nga egjiptianët, grekët dhe romakët.
Duke qenë thellësisht i rrënjosur në kulturën popullore, krishterimi nuk arriti ta çrrënjoste dhe bëri me të, atë që bënte gjithmonë në këto raste, e adoptoi duke e quajtur “Dora e Marisë”. Por Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse ju kundërvunë me dhunë kësaj praktike, duke e anatemuar si satanike. I njëjti proces ndodhi me islamin, i cili e adoptoi fillimisht duke e quajtur Hamsa ose “Dora e Fatimes”. Por edhe në këtë rast ulemati, si për shembull Muhammad al-Uthaymine, e quajtën simbolin të papërshtatshëm për besimtarin mysliman.
Ka gjithashtu një problem tjeter. Simboli i përdorur nuk është tamam ai i përdorur nga të krishterët, hebrenjtë ap myslimanët. Ashtu siç u morë nga fetë tradicionale, “dora e hyjneshës” u huazua edhe nga grupet ezoterike magjiko-sataniste të shekullit XIX, të cilët e quanin Satanain si shpëtimtarin e vërtetë të botës. Ndryshe nga Hamsa, dora e përdorur nga satanistët është e lidhur me katër elementet bazë të universit, ciklet e hënës dhe zodiakun. Ata, duke përdorur praktikat magjike sumere dhe egjiptiane, i ofronin Satanait trupin e tyre si vazo përmes të cilit ai mund të vepronte në botë. Kjo praktikë quhej Teurgji apo “praktika e integrimit të qenieve”. Një nga këto prakitika ishte edhe palmistria (leximi i dorës) dhe astrologjia. Sipas teorive luciferiane (pra satanike), palmistria dhe astrologjia jane themelore për të orientuar në kohë ritet, pra kur ato duhet të bëhen. Quhet ndryshe “koha e Luciferit”, pra e djallit.
Sigurisht që kjo nuk do t’i bëj përshtypje një fanatiku partiak që e ka ndarë mendjen se për kë do votoj. Por për ata që mbi çdo gjë kanë Zotin, ky është një simbol i rëndësishëm për të kuptuar forcat që janë rreshtuar në lojë.