18 prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike!

Në këtë ditë të shënuar për monumentet dhe sitet arkeologjike në të gjithë botën, në qytetin e Durrësit mund të vizitoni sot pa biletë Muzeun Arkeologjik, amfiteatrin romak dhe monumente të tjera të qytetit bregdetar.

Në orën 17:00, në amfiteatër mund të vizitoni ekspozitën “Shprehem me Mozaik”, një bashkëpunim i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës dhe Bashkisë së qytetit. Ndërsa Ditën enjte, në ambientet e Muzeut Arkeologjik, në orën 19:30, do të çelet ekspozita “Epidamn”, ku marrin pjesë nxënës nga shkollat e qytetit.

*Foto në krye, një vizitore nga Europa, duke shikuar objektet ilire në Muzen Arkeologjik Durrës.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109