Skënderbeu së shpejti na pret në Bulqizë!
https://soundcloud.com/amfora-al/podcats-permendorja-e-skenderbeut-ne-fushen-e-vajkalit-bulqize
PODCAST (INTERVISTË AUDIO)
Në vitin e largët 1465, komandanti shqiptar i besuar i osmanëve, Ballaban Pasha, vinte me një ushtri nga Maqedonia, e një tjetër ishte nisur nga përtej Adriatikut, për të rrethuar Skënderbeun në fushën e fshatit Vajkal, në Bulqizë. Taktikat e Skënderbeut sollën thyerjen e të dyja ushtrive, me gjithë koston e lartë, kapjen robër të disa prej komandantëve të tij më të besuar.
Sot në fushë qëndrojnë disa shkëmbinj, që vendasit i quajnë “Gurët e Skënderbeut”. Për të kujtuar këto beteja epike, me iniciativën e z. Asllan Daxha dhe mbështetjen e disa sipërmarrësve nga Bulqiza, këtë muaj në fushën e Vajkalit do të vendoset një përmendore kushtuar heroit tonë kombëtar.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj iniciative të munguar prej kohësh, në intervistën e mësipërme në audio (Podcast), do të njiheni edhe me skulptorin që po punon këtë përmendore, Etmond Balen.
*SHËNIM:
Ky Podcast ofrohet i aksesueshëm në dy platforma, “Youtube” dhe “Sound Cloud”.