“Buzëqesh me 2023”, vijon tradita e dhurimeve në fundvit

Për të gjashtin vit radhazi të rinjtë në Durrës, organizatat, qytetarët dhe bizneset ju bashkuan nismës së fundvitit për të ndihmuar personat në nevojë, duke i dhuruar 45 pako ushqimore dhe veshje.

Aktivistët dhe qytetarët në Durrës organizuan në fund të vitit që lamë pas një fushatë bamirëse, duke mbledhur donacione që u përkthyen në pako suhqimore dhe veshje për personat në nevojë.

Fokusi i nismës së bamirësisë që ndërrmerret çdo fundvit ishte tek familjet në qytet dhe në njësitë administrative, duke nisur nga lagjet e Durrësit, duke u zgjeruar në zonën e Spitallës, Porto-Romanos, Ish-Kënetës, Shkozetit dhe Plazhit.

Në 40 familje me probleme sociale dhe ekonomike më 28 dhjetor 2022 u shpërndanë 45 pako ushqimore, veshje të dhuruara, lodra për fëmijë dhe libra, të sjella nga qytetarët, organizatat dhe bizneset në Durrës. 

Përveç dhurimeve materiale, pas thirrjes së hapur u grumbulluan 114.300 lek, të cilat u konvertuan në 45 pako ushqimore. Organizatorët falënderuan të gjithë qytetarët dhe bizneset që ju përgjigjën thirrjes së tyre, duke dhuruar shpresë dhe ngrohtësi në fundvit për familjet në nevojë.

Shpërndarja e pakove në një familje në zonën e Porto-Romanos. Foto: Griseld Hoxha

Nisma e bamirësisë u ndërmor nga Organizatat Jo-fitimprurëse dhe aktorë të tjerë, si Media Amfora, Grupimi Informal Bicycle Durrës, “Boost Outsourcing Solutions”, CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), Qendra Durrësi Aktiv, Shoqata Durrësi Autokton dhe Organizata “JETA Tier und Mensch” (JETA Kafshët dhe Njerëzit).


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109