Trafikimi i 10 pikturave, një i arrestuar në Portin e Durrësit dhe 2 në kërkim

Policia e Durrësit ndaloi në port një 37 vjeçar nga Elbasani që kishte fshehur në një furgon mallrash 10 piktura që dyshohet po trafikoheshin me qëllim fitimin. Sipas policisë ato kapnin vlerën e tregut 25.000 euro dhe 2 persona të tjerë u shpallën në kërkim si të përfshirë në këtë rast.

Pikturat e gjetura të fshehura në furgon. Foto kortezie Policia e Shtetit

Policia e Durrësit ndaloi në port një 37 vjeçar që kishte fshehur në një furgon mallrash 10 piktura që dyshohet po trafikoheshin me qëllim fitimin.

Kasem Qatos nga Elbasani gjatë kontrollit të imtësishëm ju gjetën në furgon 10 piktuat që sipas policisë mendohet se kapnin vlerën 25.000 euro, për të cilat ai nuk dispononte asnjë dokument apo certifikata nga autorët.

Përveç mungesës së dokumenteve që mund të vërtetonin origjinën e tyre apo pronësinë, burri nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore, duke u arrestuar menjëherë nga policia.

Gjithashtu u shpallën në kërkim një 25 vjeçar, me inicialet, Q. H., banues në Fier dhe një 53 vjeçar me inicialet G. N., banues në Durrës, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në trafikimin e pikturave. 

Pikturat e gjetura të fshehura në furgon. Foto kortezie nga Policia e Shtetit
Pikturat e gjetura të fshehura në furgon. Foto kortezie nga Policia e Shtetit

Policia i referoi materialet në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme për dyshimin e konsumimit të veprës penale, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Media Amfora ka raportuar për trafikimin e veprave të artit, një veprimtari ilegale që ka nxitur grabitjen e punimeve në pikturë të kolosëve të pikturës shqiptare dhe të artefakteve arkeologjike. Megjithë punën e vakët të autoriteteve, në disa raste ata kanë dështuar të ndalojnë trafikantët e mirëfilltë, duke i ngatërruar me shitës të veprave jo autentike.