Të rinjtë dhe historia e familjes
“Zëri i Kulturës” / Episodi 17
Në këtë seri të sezonit të dytë të Podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për raportin e të rinjve me historinë e familjes së tyre dhe të shkuarën.
Leart Berisha dhe Jola Grembi janë pjesë e të rinjve dhe aktivistëve të Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila synon të sjelli një ciklësh shkrimesh, podcast-esh dhe videosh, fokusuar tek familjet e mëdha dhe të vjetra të qytetit të Durrësit, si edhe krijimin e 6 pasaportave online për familjet kryesore, si një përmbledhje e historikut të tyre.
Nisma e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre.