Të rinjtë dhe historia e familjes

“Zëri i Kulturës” / Episodi 17

Në këtë seri të sezonit të dytë të Podcasteve “Zëri i Kulturës” do të mësoni për raportin e të rinjve me historinë e familjes së tyre dhe të shkuarën.

Leart Berisha dhe Jola Grembi janë pjesë e të rinjve dhe aktivistëve të Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila synon të sjelli një ciklësh shkrimesh, podcast-esh dhe videosh, fokusuar tek familjet e mëdha dhe të vjetra të qytetit të Durrësit, si edhe krijimin e 6 pasaportave online për familjet kryesore, si një përmbledhje e historikut të tyre.

Nisma e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, synon nxitjen e interesit të të rinjve për historitë e familjeve të tyre.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *