Studentët kërkojnë në Kushtetuese rrëzimin e masave për protestat

Dy grupime studentore dhe katër organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar masat e reja të qeverisë që kufizojnë protestat, vendosin gjoba dhe lejojnë mbledhjen e të dhënave të qytetarëve. Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të masave, ndërkohë që policia ka nisur zbatimin e tyre duke gjobitur protestues.

Policia gjobit 16 protestues në Tiranë, zbatohen masat e reja të qeverisë për tubimet

Policia e Tiranës vendosi 16 gjoba me nga 5 mijë lekë ndaj pjesëmarrësve në protestën studentore, duke zbatuar ndryshimet e reja në ligjin për tubimet. Masat u njoftuan në të njëjtën ditë kur 13 organizata të shoqërisë civile kundërshtuan kufizimet e miratuara nga qeveria, duke paralajmëruar se gjobat mund të dekurajojnë qytetarët të protestojnë.

Protestat studentore, qeveria kufizon tubimet dhe rrit gjobat deri në 500 mijë lekë

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në ligjin për tubimet, duke zgjeruar mundësinë e kufizimit të protestave pranë institucioneve publike dhe duke rritur gjobat për shkelje të caktuara deri në 500 mijë lekë. Vendimi vjen pas më shumë se dy javësh protestash të studentëve dhe të rinjve, të shoqëruara me arrestime, persona të lënduar dhe denoncime për dhunë policore.

Eurodeputetja kërkon moratorium për projektet në zonat e mbrojtura dhe rishikimin e ligjit

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke kërkoi në Tiranë vendosjen e një moratoriumi për projektet në zonat e mbrojtura dhe përshtatjen e ligjit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Kërkesa mbështetet në qëndrimin e miratuar nga Parlamenti Evropian në qershor, ndërsa sipas mazhorancës shqiptare projekti në Zvërnec synon të përmbushë standardet mjedisore të BE-së.

Diaspora mbërrrin me rrugë tokësore për protestën antiqeveritare në Tiranë 

Dhjetëra shqiptarë nga diaspora mbërritën këtë të shtunë në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës antiqeveritare të organizuar në Tiranë, e cila shënon ditën e 21-të të mobilizimeve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike në vend. Ata mbërritën në shqipëri me automjete përmes Shkodrës, ndërsa të tjerë kanë lajmëruar se do të mbërrijnë me avionë.

Rama fshihet pas pronës private, pyetjet për Zvërnecin mbeten pa përgjigje

Kryeministri Edi Rama e paraqiti projektin e Zvërnecit si një mundësi historike për vendin, teksa debati rreth tij po zgjerohet, nga protestat qytetare dhe peticionet ndërkombëtare te hetimet e SPAK. Ndërsa qeveria mbështetet te argumenti i pronës private, mbeten pa përgjigje shqetësimet për ndërhyrjet në Zonën e Mbrojtur.

Unaza e Durrësit protesta për shpronësimet, punimet pa monitorim arkeologjik

Banorët e një rruge në Durrës kundërshtojnë vlerat e shpronësimit për projektin e unazës, pasi dëmshpërblimi nuk u siguron një banesë tjetër dhe procesi është shoqëruar me mungesë konsultimi. Ndërkohë, investimi zbatohet në zonë me potencial të lartë arkeologjik, pa monitorim gjatë punimeve.

Ndalimi i TikTok: Kërcënon lirinë e shprehjes përpara zgjedhjeve të 11 majit

Ndalimi i përdorimit të rrjetit social “TikTok” në vendin tonë pas vendimit të qeverisë shqiptare, është kundërshtuar nga rrjeti në mbrojtje të medias dhe nga disa organizata të shoqërisë civile. Ata u shprehën kundër këtij vendimi, duke e cilësuar si një kërcënim të lirisë shprehjes përpara zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në muajin maj.