Viti i ri akademik nis me inaugurim dhe protestë në UAMD

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës nisi vitin akademik 2026–2027 me inaugurimin e një godine të re, ndërsa jashtë kampusit studentët protestuan në pritje të kryeministrit Edi Rama. Ai nuk mori pjesë në ceremoni, megjithëse universiteti e kishte njoftuar dhe shënuar si të konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Muzeu Etnografik, një rrëfim për Vlorën përmes objekteve të së kaluarës

Në një godinë të mesit të shekullit XIX, Monument Kulture i Kategorisë së Parë në Vlorën e vjetër, Muzeu Etnografik ruan dëshmi të kulturës materiale të qytetit dhe krahinave përreth. Veshje tradicionale, vegla pune, tekstile, mjete peshkimi dhe objekte të mjeshtërive të dikurshme përcjellin përmes ekspozitës mënyra jetese dhe tradita të trashëguara ndër breza.

KQZ propozon shtrirjen e votimit elektronik në vendoret e 2027-ës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar 15 partive politike qëndrimin e tyre për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në tri ose katër bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Institucioni i ka ftuar në konsultim më 9 tetor, ndërsa shkresa nuk përcakton bashkitë ku mund të zbatohet sistemi.

Indeksi kombëtar: 11 bashki pa buxhet të dedikuar për mirëqenien e kafshëve

Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” prezantoi të dhënat e një indeksi për mirëqenien e kafshëve, gjatë një tryeze për kujdesin ndaj tyre dhe sigurinë e qytetarëve. Nga 17 bashkitë që u përgjigjën për vitin 2026, vetëm dy raportuan strehë funksionale për kafshët, ndërsa 11 nuk kishin parashikuar fonde posaçërisht për mirëqenien e tyre.

Ura e Zogut pret dimrin e degraduar dhe pa ndërhyrje

Ura e Zogut mbi lumin Mat, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, hyn në një tjetër dimër me problematikat e degradimit ende të pranishme, pas ndërhyrjes emergjente të realizuar në vitin 2024. Tre vjet pasi Media Amfora dokumentoi shkaqet dhe zgjidhjet e propozuara për shpëtimin e saj, ura përballet sërish me sezonin e reshjeve pa një zgjidhje përfundimtare për ruajtjen e monumentit.

“Të hiqet Nënë Tereza”, narrativa përçarëse u mbështet tek Naim Frashëri

Shkolla jopublike “Udha e Shkronjave” kërkoi heqjen e nderimit shtetëror dhe të pushimit zyrtar për Nënë Terezën, pasi nderimi “Naim Frashëri” nuk u përfshi në sistemin e ri të dekoratave dhe kjo u paraqit si heqje e cilësimit “Poet Kombëtar”. Pretendimi e riktheu figurën e Shën Terezës në qendër të një diskursi dezinformues, që e vendoste përballë figurës së Naim Frashërit.