SPAK çon në gjyq grupin e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

SPAK dërgoi në gjykatë 15 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, grupi dyshohet se trafikoi mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke përdorur komunikime të koduara në platformën SkyECC.

Projekti për pritat malore në Mërtur, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve

Banorët e Nikaj-Mërturit në Tropojë kundërshtuan projektin për ndërtimin e tre pritave në lumin Mërtur, duke kërkuar pezullimin e punimeve dhe më shumë transparencë. Të mbështetur edhe nga organizata mjedisore, ata pretendojnë se ndërhyrjet po devijojnë rrjedhën e lumit dhe rrezikojnë ekosistemin e zonës.

Nga Fieri në Lezhë, dy zjarre përfshinë sipërfaqe të mëdha

Dy zjarre përfshinë Fierin dhe Lezhën gjatë fundjavës, ndërsa më problematiku u regjistrua në Fier, ku flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha pranë disa fshatrave, detyruan evakuimin e 12 familjeve dhe çuan në arrestimin e një 20-vjeçari të dyshuar për zjarrvënie. Në Lezhë, një tjetër vatër zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe pranë plazhit të Tales.

SPAK çon në gjyq dosjen e inceneratorit të Tiranës, 12 persona dhe dy kompani nën akuzë

SPAK dërgoi në gjykatë 12 persona dhe dy kompani, të akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal në zbatimin e kontratës koncesionare të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës. Sipas Prokurorisë, kompania koncesionare arkëtoi mbi 11.3 miliardë lekë deri në vitin 2023, ndërsa për ndërtimin e objektit u investuan rreth 21 milionë euro.

Emanuel Levinas: Etika e tjetrit dhe primati i përgjegjësisë në filozofinë 

Në një epokë të tronditur nga luftërat botërore, totalitarizmat, kampet e përqendrimit dhe krizat e mëdha të humanizmit evropian, Levinas ngriti pyetjen nëse filozofia kishte gabuar duke e përqendruar vëmendjen e saj te qenia, njohja dhe subjekti, ndërkohë që kishte lënë në plan të dytë marrëdhënien konkrete me njeriun, me Tjetrin.

Dy punonjës humbin jetën gjatë shërbimit në Burgun 313

Dy punonjës të IEVP “Jordan Misja” humbën jetën brenda pak orësh gjatë ushtrimit të detyrës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se të dy pësuan gjendje të papritura shëndetësore, por nuk ka bërë të ditura shkaqet.

Martin Hajdeger: Pyetja mbi qenien dhe kërkimi për kuptimin e ekzistencës njerëzore

Martin Hajdeger konsiderohet një nga filozofët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shekullit XX. Mendimi i tij ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në filozofi, por edhe në fusha si teologjia, letërsia, hermeneutika, psikologjia, teoria politike dhe studimet kulturore. Njëkohësisht, ai mbetet një nga figurat më të debatuara të mendimit bashkëkohor.

Zigmunt Bauman: Moderniteti i lëngshëm dhe pasiguria e njeriut bashkëkohor

Zigmunt Bauman është një nga mendimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë dhe të fillimit të shekullit njëzetenjë, sepse ai arriti të përshkruajë me një qartësi të jashtëzakonshme transformimet e thella që kanë prekur jetën shoqërore, marrëdhëniet njerëzore, identitetin individual dhe vetë mënyrën se si njeriu modern e përjeton botën.

Antoni Gidens: Përtej të majtës dhe të djathtës

Gidens ofroi vizionin e tij politik të cilin e quajti “Rruga e Tretë”. Narracioni i ofertës së tij politike është rrëfimi i një përpjekjeje për të çarë përmes dy modeleve të konsumuara, për të krijuar një filozofi pragmatike që synonte një ekuilibër të ri midis shtetit dhe tregut, midis lirisë individuale dhe solidaritetit shoqëror.