Modele: E shkuara dhe të rinjtë
“Zëri i Kulturës” / Episodi 19
“Zëri i Kulturës” / Episodi 19
Gjashtë pasaporta të familjeve më të vjetra durrsake, me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e qytetit, kanë dokumentuar veprat e figurave të spikatura që formësuan historinë e Durrësit modern dhe që spikatën në disa fusha, si në mjekësi, diplomaci, tregti, arsim dhe në lëvizjen patriotike.
“Zëri i Kulturës”/ Episodi 18
Nisma “Qyteti që Rrëfen” sjell të pa thënat e historikut të Familjes Nushi, ndër themeluesit e ekipit të futbollit në Durrës. Ata ishin katër djem të shkolluar në Europë që bashkuan njohuritë e tyre me pesë të rinj të tjerë durrsak dhe krijuan ekipin e parë të futbollit, atë që sot e njohim si “Teuta e Durrësit”. Gjithashtu ata ishin pjesëmarrës në sporte të ndryshme, fitues të disa çmimeve, themelues të kanotazhit dhe të sportit të “Water Polo”.
Pasaporta e Familjes Nushi.
Përmbytjet e kësaj jave në Qarkun Shkodër lanë pas një “viktimë” nga Monumentet e Kulturës, rreth 60 metra të Urës së Bahçallëkut u morën përpara nga vërshimi i lumenjve Drin dhe Kir. Rrënimi i urës nga përmbytjet është një rast i përsëritur në Shqipëri dhe tregues i punës së institucioneve të kulturës për ndërhyrjet mbrojtëse. … Continued
Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka nisur të shoqërohet vitet e fundit ngushtësisht me besimin fetar katolik, duke e zhveshur nga kontributi historik dhe fokusimi tek raporti i tij me krishterimin. Edhe Nënë Tereza, pavarësisht se identifikohet kryesisht për kontributin dhe frymën e saj humaniste në Indi dhe në vende të tjera, është pjesë … Continued
Bazilika Paleokristiane e Gjuricajt në Qarkun Durrës është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë që mendohet të jetë ndërtuar në shekujt V–VI të Erës Sonë. Gjurmët e kishës, elementëve arkitektonik monumental ruhen ende sot, por banorët shprehen se nuk janë zhvilluar gërmime të reja dhe ndërhyrje konservuese. Pranë tokave bujqësore të fshatrave të Njësisë … Continued
Muajt e fundit, qeveria shqiptare po çon përpara kontrata koncesionare me fondacione ose subjekte private për menaxhimin e disa prej pasurive kryesore arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, (AADF) i cili ka mbështetur edhe hartimin … Continued
Gazetarët kanë gjithmonë nevojë për raportimin tuaj! Ju tashmë ju mund t’i adresoni informacionet që keni në faqen e Medias Amfora përmes një platforme të sigurt, e njohur si Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar. Media Amfora ka gjithmonë nevojë për opinionin dhe informacionet që ju keni për trashëgiminë kulturore, historike, arkeologjinë dhe mjedisin. Ne publikojmë … Continued