Modele: E shkuara dhe të rinjtë
“Zëri i Kulturës” / Episodi 19
“Zëri i Kulturës” / Episodi 19
Gjashtë pasaporta të familjeve më të vjetra durrsake, me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e qytetit, kanë dokumentuar veprat e figurave të spikatura që formësuan historinë e Durrësit modern dhe që spikatën në disa fusha, si në mjekësi, diplomaci, tregti, arsim dhe në lëvizjen patriotike.
“Zëri i Kulturës”/ Episodi 18
Nisma “Qyteti që Rrëfen” sjell të pa thënat e historikut të Familjes Nushi, ndër themeluesit e ekipit të futbollit në Durrës. Ata ishin katër djem të shkolluar në Europë që bashkuan njohuritë e tyre me pesë të rinj të tjerë durrsak dhe krijuan ekipin e parë të futbollit, atë që sot e njohim si “Teuta e Durrësit”. Gjithashtu ata ishin pjesëmarrës në sporte të ndryshme, fitues të disa çmimeve, themelues të kanotazhit dhe të sportit të “Water Polo”.
Pasaporta e Familjes Nushi.
Prezantimi i Planit të Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike “A” dhe “B” të Durrësit mori vlerësime për vizionin që sjell, por procesi në tërësi u përball me akuza për mungesë transparence, bashkëpunimi dhe vlerësime jo të drejta të çmimit të shpronësimit të rreth 80 godinave që preken nga projekti. Dëgjesa publike e organizuar në … Continued
Mëngjesin e 11 shtatorit në kuadër të nismës “Qyteti që Rrëfen” do të organizohet në Durrës një tur kulturor dhe zbavitës, që rikthen “lojën me petëza”, si pjesë e memories kolektive. Ai do të nisë në orën 9:30 tek Muzeu Arkeologjik Kombëtar Durrës dhe vijon me vizita në pikat historike të qytetit. Një tur kulturor do të zhvillohet … Continued
“Kultura në 1 minutë” / Episodi 20 Familja Tedeschini (Tedeskini) ishte aq fisnike sa kishte stemën dhe vulën e saj autentike. Ata mbërritën në Durrës nga Abruzzo e Italisë në vitin 1767. Pinjollët e saj shuheshin si mjekë, farmacistë, teologë, diplomatë dhe tregtarë të zotë. Një prej trashëgimtarëve, Emidio Tedeschini II lindi në Durrës më … Continued
Pasaporta e Familjes Tedeschini.
Pasaporta e Familjes Kaçulini.