BE-ja tërhiqet nga rindërtimi i Gjimnazit Gjergj Kastrioti, autoritetet degradojnë zbulimet arkeologjike
Rindërtimi i Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, që u shemb pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk është më pjesë e programit të rindërtimit të Bashkimit Evropian. Ky investim është zëvendësuar me një projekt tjetër, ndërsa kalimi tek autoritetet ka ngjallur dyshime për fatin e zbulimeve arkeologjike, që po degardohen dita-ditës.