Abuzimet me fondet e IPARD, Rama paralajmëron korrigjime për administrimin e tyre

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë një vizite në Kroaci për korrigjime në skemën e administrimit të fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë, i njohur si “Programi IPARD”. Ai kërkoi ekspertizën e Kroacisë për të realizuar procesin, që vjen pas dyshimeve të Komisionit Evropian për abuzime me fondet në Shqipëri.

“Guri i mistershëm i Përmetit”, shumë i ekspozuar dhe pak i eksploruar

“Guri i Përmetit”, një monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe njëkohësisht Monument Natyre, “mban mbi supe” struktura ndërtimore që ruajnë të dhëna arkeologjike. Megjithatë kërkimet kanë qenë të pakta dhe ende nuk është përcaktuar përdorimi i tyre të paktën që nga mesjeta.

Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Durrës, ende larg përfundimit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është një nga më të rëndësishmit në vend për objektet që datojnë nga prehistoria deri në mesjetë dhe që po rikonstruktohet. Por teksa po mbushet gati një vit nga nisja e punimeve, ato kanë ecur me ritme të ulta. UNOPS, organizata që po zhvillon projektin nuk ju përgjigj një kërkese për koment.

Tubi i ujësjellësit po e degradon monumentin antik në Durrës

Prej 27 vitesh një tub për furnizimin me ujë të pijshëm përshkon përmes Forumin Rrethor në Durrës, një monument i shekujve V-VI të Erës Sonë. Tubi plastik ka rrjedhje të shumta përgjatë tij, të cilat po degradojnë strukturat arkeologjike, ndërsa Ujësjellësi i Durrësit mbetet në pritje të projekteve dhe kredieve të huaja, për ta riparuar dhe zhvendosur në një zonë tjetër.

Butrinti, “parajsa arkeologjike dhe mjedisore” e Shqipërisë

Parku Kombëtar i Butrintit gjendet midis ujërave të liqenit dhe të Detit Jon, duke gërshetuar një peizazh mbresëlënës. Rrënojat arkeologjike dhe monumentet ofrojnë dëshmi të zhvillimit të qyetit nga antikiteti deri në mesjetë, mishëruar në teatrin antik, bazilikën, mozaikët, portat antike dhe kullën veneciane.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109