Shoqëria Civile: Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve po ngushtojnë hapësirën qytetare

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë shprehur shqetësimin për shtimin e sulmeve publike ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar në debatin publik. Përmes një deklarate të përbashkët, ato kërkojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe hapësirës qytetare, duke u bërë thirrje institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë për garantimin e standardeve demokratike në vend

Protesta para Kuvendit, aktivistë dhe një gazetare mes të shoqëruarve në polici

Protesta e zhvilluar të enjten përpara Kuvendit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, përdorim të mjeteve për shpërndarjen e turmës dhe shoqërimin e dhjetëra personave. Mes tyre ishin aktivistë të lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe gazetarja e “Citizens.al”, Vjolanda Peca, çka solli reagime nga Organizatat e Shoqërisë Civile për mosrespektimin e lirisë së tubimit dhe të medias.

Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti

Gazetaria shqiptare humbi të shtunën një nga zërat e saj më të njohur në Vlorë. Enrik Mehmeti, reporter me mbi dy dekada përvojë në terren, humbi jetën në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor të ndodhur në zonën e Dajlanit në qytetin bregdetar.

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove” 

Ajo që nisi si një reagim kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, brenda pak javësh u shndërrua në një lëvizje qytetare që mblodhi aktivistë, të rinj, familje, organizata dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Në ditën e 45-të të protestave, Amfora sjell kronologjinë dhe evolucionin e protestës të pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, si një simbol i mbrojtjes së natyrës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Projekti për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Pasqyrave ka krijuar pasiguri për dhjetëra familje që prej vitesh kanë legalizuar banesat dhe bizneset e tyre. Banorët e fshatit Manastir pranë Ksamilit, pretendojnë se një “hartë e kuqe” e cila qarkullon në mënyrë informale, ka bllokuar legalizimet dhe investimet, ndërsa projekti turistik parashikon ndërhyrje që do të rrafshonin një pjesë të konsiderueshme të fshatit.