“Sono persone – Janë njerëz”

“Zëri i Kulturës” / Episodi 5 


Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Më datë 8 gusht në Durrës u përurua monumenti i quajtur “Sono persone – Janë njerëz”, në shenjë përkujtimi ndaj eksodit me anijen Vlora në korrikun e vitit 1991. Për të ri sjellë Shqipërinë e atyre viteve të mbushura me shpresa dhe ëndrra përtej Adriatikut, i ftuari i këtij podcast-i ishte Nexhip Hyseni.

Ai ishte vetëm 32 vjeç kur së bashku me 20 mijë shqiptarë të tjerë zbritën në rrugët e Brindisit, në Italinë Jugore. Kjo shënoi valën e parë të eksodit të shqiptarëve pas rënies së komunizmit, midis datave 7 dhe 10 mars 1991.

Dëgjoni podcast-in me Nexhip Hysenin, i cili sjell kujtimet e tij si emigrant, ashtu si mijëra shqiptar dhe eksperiencën e tij duke ndihmuar emigrantët e porsaardhur në Itali, përmes angazhimit në Konfederatën e Përgjithshme Italiane të Punës.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko
Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109