Aretesi i Dyrrahut, filozofi i cituar përkrah Aristotelit dhe Heraklitit

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 4

Në Durrësin antik janë spikatur personalitetet të shquara, si filozof, historian apo mjek. Aretesi i Dyrrahut ishte një historian, astronom dhe filozof që duhej tё gёzonte njё reputacion shumё pozitiv ndёr inteletualёt e kohёs, pёrderisa citohet nё mesin e figurave tё tilla, si Aristarku i Samos, Aristoteli dhe Herakliti.

Ne mësojmë për të në shekullin e tretë të Erës Sonë, kur njё autor latin me emrin Censorinus shkruan njё vepёr tё titulluar “De Die Natali”. Bёhet fjalё ndoshta pёr njё personazh qё ka jetuar pasi Roma nisi sundimin mbi qytetin e Dyrrahut.

Aretesi kishte arritur nё pёrfundimin se bota kalon nёpёr cikle tё rregullta “ndriçimi” dhe “degradimi” apo shkatёrrimi (“cataclysmos”) çdo 5552 vjet. Viti mё i Madh, siç e quante Aristoteli, sipas Aretesit niste kur dielli, hёna dhe tё gjithё planetet pёrfundonin kursin e tyre dhe riktheheshin nё pikёn e origjinёs.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Informacioni historik: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: Censorinus, “De Die Natali”, Viti 238 i Erës Sonë