Parqet arkeologjike dhe monumentet: Ndani përvojën nga vizita juaj

Media Amfora  dëshiron të dëgjojë përvojën tuaj nga vizita në një park arkeologjik apo monument të trashëgimisë kulturore, në mënyrë që ne të mund të raportojmë mbi gjendjen reale të tyre.

A keni vizituar së fundmi një park arkeologjik apo monument të trashëgimisë kulturore në Shqipëri? A mbetët i kënaqur nga vizita juaj, apo vutë re probleme në mirëmbajtje apo në menaxhim?

Media Amfora dëshiron të dëgjojë përvojën tuaj nga vizita e fundit në një park arkeologjik apo monument të trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të mund të raportojmë mbi gjendjen reale të tyre, problematikat që hasin vizitorët apo punën e institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtyre pasurive që na përkasin të gjithëve.

Në dekadën e fundit, ka pasur përpjekje për rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, por edhe sfida në ruajtjen dhe menaxhimin e tyre. Në anën tjetër, vizitorët paguajnë përmes biletave një kosto për ruajtjen e këtyre vlerave –pa e ditur se si shpenzohen ato.

Ne duam të mësojmë prej jush nëse u pajisët me një biletë, nëse sitet me pagesë ruhen në kushtet e duhura, nëse shpjegimet historike janë mjaftueshëm të qarta apo nëse gjatë vizitës suaj u shoqëruat nga një ciceron. Ne ju ftojmë gjithashtu të na nisni foto apo video nga përvoja juaj.

Ne duam gjithashtu t’ju sigurojmë se përgjigjet tuaja do të lexohen vetëm nga gazetarët e stafit tonë dhe të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, nëse nuk merret më parë miratimi juaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose bloguamfora@gmail.com, si edhe në rrjetet tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 25 Gusht, ora 24:00.  

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109