Nëse jeni një gazetar i ri në Ballkanin Perëndimor, mos e humbisni këtë mundësi për të prodhuar një histori që i flet gjeneratës suaj.

Projekti ‘Media for All’ është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i këtij projekti është forcimi i pavarësisë editoriale të medieve në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e pikave lokale të medieve të pavarura që të bëhen më të qëndrueshme financiarisht. 

Programi Media for All po hap kandidimet për Konkursin e gazetarëve të rinj, program gjithëpërfshirës që ofron një skemë me pagesë për gazetarët duke përfshirë çështjet që kanë në fokus të rinjtë, mentorimin dhe udhëzimin profesional dhe promovimin e përmbajtjes mediatike të krijuar nga gazetarët pjesëmarrës në media në tërë rajonin. 

Konkursi është i hapur për ekipet e gazetarëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), që do të punojnë së bashku në krijimin e përmbajtjes mediatike me fokus te të rinjtë dhe që është relevante për të rinjtë në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. 10 ekipe me nga tre gazetarë do të përzgjidhen të marrin pjesë në program.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga një program tetë-javor; një mentor do të punojë me ju për të zhvilluar dhe krijuar historinë tuaj dhe do të merrni një pagesë për punën tuaj. Pesë ekipet e përzgjedhura si mё tё mira do të ftohen në një aktivitet rajonal që do tё zhvillohet në muajin në nëntor, ku prodhimet mediatike pjesëmarrëse do të vlerёsohen nga një panel ekspertësh, dhe ekipi fitues do të shpërblehet me një çmim në para për të blerë pajisje produksioni.

Formati dhe temat e konkursit

Sugjerojmë që propozimi juaj të mbulojë një nga temat më poshtë; jeni të mirëpritur të zgjidhni po ashtu një temë tuajën, por na tregoni se pse mendoni se ajo do të ishte tërheqëse për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor:

  • punësimi i të rinjve,
  • barazia gjinore dhe çështjet gjinore,
  • migrimi,
  • mjedisi,
  • pasojat e pandemisë për të rinjtë,
  • politikat lokale dhe rinia,
  • aktivizmi i të rinjve.

Mund të propozoni ta realizoni produktin tuaj në cilindo format, p.sh. audio, video, multimedia, podkaste, blog, vlog ose ndonjë format tjetër.

Kush mund të aplikojë?

Nëse jeni 21-30 vjeç, punoni në gazetari, jeni qytetar që jetoni në Ballkanin Perëndimor, keni njohuri të mira të gjuhës angleze dhe dëshironi të përfitoni nga puna me një mentor profesionist si dhe nga mundësia që puna juaj të vlerёsohet nga gazetarë të njohur, aplikoni tani!

Afati për dorëzimin e aplikimeve

Të gjitha aplikimet do të pranohen deri më 3 shtator në ora 17.00, por nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të kontaktoni me prijave@media.ba duke shkruar “Konkursi i gazetarëve të rinj” në pjesën e subjektit jo më vonë se data 30 gusht.

Detajet për mënyrën e aplikimit dhe termat e referencës për konkursin i gjeni më poshtë:

https://www.britishcouncil.al/programmes/education/media-for-all/young-journalists-competition