Kolegji Saverian në Shkodër, “djepi i patriotëve”
“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 27.
Në Shqipërinë e viteve 1870-1930, spikatën intelektualë dhe patriotë të klasit të parë, përmes të cilëve u kapërcyen momente kyçe historike. Kolosët e kohës, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Arshi Pipa, Martin Camaj, Ndre Mjeda dhe Ernest Koliqi, ishin në krye të shkencave që po lindnin në Shqipërinë e prapambetur.
Ndër katalizatorët e formimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve ishte një shkollë elitare nga ku dolën këta patriotë të shquar. Ajo u themelua në Shkodër më 17 tetor 1877 dhe quhej “Kolegji Saverian”.
Për më shumë ndiqni videon e publikuar më lart dhe intervsitën me përfaqësuesin e Shkollës së Mesme “Atë Pjetër Meshkalla”, Paulo Vjerdha, i cili rrëfeu për vijimin e traditës së krijuar nga kolegji, që është paraardhësi i shkollës së sotme.
Ekipi realizues:
Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Dorian Hatibi;
Video-produksioni: Arlind Veshti.
Referenca:
1. Willi. Kamsi. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë 2009;
2. Meksi. Aleksandër. Historia e Arkitekturës në Shqipëri. Tiranë 2016;
3. Murzaku. Ines. Historia e Jezuitëve në Shqipëri. Tiranë 2022.