Kolegji Saverian në Shkodër, “djepi i patriotëve”

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 27.  

Në Shqipërinë e viteve 1870-1930, spikatën intelektualë dhe patriotë të klasit të parë, përmes të cilëve u kapërcyen momente kyçe historike. Kolosët e kohës, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Arshi Pipa, Martin Camaj, Ndre Mjeda dhe Ernest Koliqi, ishin në krye të shkencave që po lindnin në Shqipërinë e prapambetur.

Ndër katalizatorët e formimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve ishte një shkollë elitare nga ku dolën këta patriotë të shquar. Ajo u themelua në Shkodër më 17 tetor 1877 dhe quhej “Kolegji Saverian”.

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 27

Për më shumë ndiqni videon e publikuar më lart dhe intervsitën me përfaqësuesin e Shkollës së Mesme “Atë Pjetër Meshkalla”, Paulo Vjerdha, i cili rrëfeu për vijimin e traditës së krijuar nga kolegji, që është paraardhësi i shkollës së sotme.

Ekipi realizues:  

Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Dorian Hatibi;
Video-produksioni: Arlind Veshti.

Referenca:

1.⁠ ⁠Willi. Kamsi. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë 2009;

2.⁠ ⁠Meksi. Aleksandër. Historia e Arkitekturës në Shqipëri. Tiranë 2016;

3.⁠ ⁠Murzaku. Ines. Historia e Jezuitëve në Shqipëri. Tiranë 2022.