Forcimi i Demokracisë Rurale Përmes Hulumtimit dhe Advokacisë

Dokumentari i titulluar “Forcimi i Demokracisë Rurale Përmes Hulumtimit dhe Advokacisë”, u realizua në kuadër të projektit me të njëjtin titull, që u zbatua përgjatë vitit 2019 nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC) në Durrës, në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Dokumentari paraqiti objektin, zhvillimet dhe arritjet e projektit që synoi përmirësimin e jetesës së komuniteteve në njësitë administrative Katund i Ri dhe Manëz. 25 të rinj, gjimnazistë dhe studentë në këto njësi administrative u bënë pjesë projektit.
Programi ReLOaD synon të zvogëlojë hendekun midis zonave urbane dhe rurale në bashkinë Durrës duke fuqizuar të rinjtë që jetojnë në fshatra. Dokumentari i shkurtër u realizua nga Amfora Production.
Ideja dhe zbatimi: Geri Emiri, producent.
Ai u realizua më datë 11 qershor 2019.
Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.