Durrësi, qyteti që përzuri oligarkët me luftë
“Kultura në 1 minutë” / Episodi 3
20 shekuj më parë, në Durrësin antik shpёrtheu lufta civile midis aristokracisё dhe qytetarёve, qё ndiheshin tё shtypur nga elita e oligarkёve. Banorët arritën t’i dёbonin oligarkёt, tё cilёt gjetёn strehim pranё fisit ilir tё taulantёve.
Konflikti u zgjerua më tej kur të dyja palët thirrën në ndihmë fuqitë e kohës, Korinthin nga njëra anë dhe Korkyrën, Korfuzin e sotëm. Mësoni më shumë për fatin e luftës civile në Durrësin antik midis qytetarëve dhe oligarkëve, duke ndjekur serinë e radhës së videove “Kultura në 1 minutë”, publikuar në krye.
_________
Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti
Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.
Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.
Referenca: Tukiditi: Historia e luftёs sё Peloponezit. Faqet: 1, 24-29.