Bashkëbisedojmë për trashëgiminë – Takim me komunitetin dhe ekspertët

25 Shtator 2021 – ora 17:00

Media Amfora ka kënaqësinë t’ju ftojë në një bashkëbisedim të hapur me ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktivistë, profesionistë, gazetarë dhe komunitetin, lidhur me trashëgiminë kulturore në qytetin e Durrësit.

Qëllimi i takimit është diskutimi dhe prezantimi i iniciativës sonë të re, platforma e quajtur “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” – që synon mbledhjen e opinioneve, denoncimeve dhe sugjerimeve të komunitetit dhe ekspertëve për tema që Media Amfora mund të raportojë.

Ne duam të dëgjojmë opinionet dhe sugjerimet tuaja për tema të caktuara dhe se si mund t’i raportojmë në faqen tonë.

Bashkohuni me ne ditën e shtunë – datë 25 Shtator 2021 – në orën 17:00në kafeterinë “Coffe Coffe”, Rruga Egnatia, Durrës (pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave – Kliko këtu dhe gjeje në hartë: https://goo.gl/maps/fFeNboBh6CpNiuzn9 )