Nova Roma

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 6

Durrësi “për pak” u shpall kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Disa shkrime mesjetare të cilat datojnë mes shekullit të 14-të dhe 16-të raportojnë për dëshirën e perandorit Kostandini i Madh, që kryeqytetin e Perandorisë Romake ta transferonte nga Roma në Dyrrah.

Sipas disa pelegrinëve të periudhës së mesjetës Kostandini e dërgoi përpara dëshirën e tij dhe nisi të bënte në Durrës edhe disa investime të mëdha, si ndërtimi i një muri dhe i disa monumenteve.

Por projekti dështoi. Së pari për shkak se kryeqyteti i ri duhej të ishte më pranë zotërimeve aziatike dhe së dyti, për shkak të përbërjes gjeologjike të tokës së Durrësit, e cila nuk lejonte zhvillimin e bujqësisë.

Perandori Kostandini i Madh vendosi që ta ndërtoj kryeqytetin e ri mbi njё qytet ekzistues, ngritur aty nga grekёt, diku nga mesi i shekullit tё 7-tё p.e.s. dhe qё njihej asokohe si Bizantion, por ai i vendosi emrin e tij, pra Kostandinopojë.

Jo rastësisht Durrësi u quajt nga kronistët osman një “Kostandinopojë e dytë” e Ballkanit dhe sot muret rrethuese të qytetit ngjajnë si dy pika uji me ato të Kostandinopojës.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Informacioni historik: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: Noel Malcolm: Rebels, belivers, survivors – Studies in the history of the albanians. Oxford University Press. 2020.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109