Tërmeti shemb dhe dëmton Kalatë në Durrës, Krujë dhe Prezë

Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë përveç pasojave në njerëz dhe banesa, solli edhe dëmtimin e monumenteve të kulturës. Në orët e para të mëngjesit u shemb një pjesë e Kullës C, të Kalasë së Durrësit.

Mbetjet e murit u shkëputën në trajtë blloku dhe sollën vetëm dëme materiale, duke dëmtuar një automjet të parkuar aty pranë. Kulla është pjesë e mureve rrethuese të qytetit dhe datohet në periudhën bizantine.

Muri i shkëputur nga kulla C në Kalanë e Durrësit. Foto Geri Emiri

Brenda kullës dhe midis mureve të saj u evidentua prania e bimësisë së shumtë dhe pemëve. Studiuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore thanë në kushtet e anonimatit se nuk ka pasur mirëkuptim nga banorët aty pranë që të ndërhyej në vite për mirëmbajtjen e kullës.

Amfora.al mësoi se dëmtime, me çarje të mureve pësoi edhe kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës. Kjo e fundit dyshohet se ka pësuar një shkëputje të murit në pjesën më të lartë të saj. Aktualisht në Durrës ka mbërritur një ekip nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

“Kanë ardhur ekspertët që të vlerësojnë rastin dhe më pas të bëjnë propozimet për të gjetur një zgjidhje teknike për monumentin e dëmtuar”, shpjegoi për Amfora.al, Alban Ramohitaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

Nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës rihter, humbën jetën 7 persona që mbetën në rrënojat e ndërtesave. Ai e kishte epiqendër 15 kilometra në veri të Durrësit dhe solli rrënimin e të paktën 5 godinave në Durrës dhe Thumanë.

Pak minuta pasi muri i kullës C u shkëput në Kalanë e Durrësit. Foto Geri Emiri  


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109