Kalaja e Prizrenit, faktet që pak i njohim dhe projektet ambicioze që po zbatohen

INTERVISTË/

Qyteti mikpritës sapo kalon kufirin shqiptar, është Prizreni. Aty ku karakteristikat e mesjetës së vonë kanë vulosur fatin e zhvillimit të qytetit.

Kurora e kodrës mbi qytet, përbëhet nga mure të larta dhe hijerëndë. Shtegu që të çon në zemër të kalasë, është i ngushtë dhe gjarëpron midis shtëpive me stil mesjetar.

Për të depërtuar midis bimësisë që ka rrethuar rrugën dhe shijuar pamjen panoramike të qytetit përgjatë rrugës për në kala, ngjitjen na e bën edhe më emocionuese një fuoristradë e Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Për të mësuar rreth ndërtimit të kalasë dhe të “fshehtave” të saj, intervistuam arkeologun. Prof. dr. Adem Bungurin. Muret rrethuese të kalasë së Prizrenit fshehin një sekret tepër më vlerë për datimin e vetë saj. Fortifikimi në periudhën e bizantit, na zbulon se ka pasur edhe një më të hershëm përpara tij, që sipas Bungurit mendohet të jetë i periudhës ilire.

Asdren Shala, është doktorant i Periudhës së Mesjetës, i cili na zbulon më shumë fakte rreth kalasë dhe “të panjohurave” të saj, si një nga ambientet ku u mbajt i burgosur rilindasi i shquar, Abdyl Frashëri.

Gjurmët e periudhës bizantine bëhen edhe më të forta falë zbulimeve arkeologjike të dala në dritë vitet e fundit. Arkeologu Bunguri, shpjegon teknikën e ndërtimit dhe datimin e një trakti muri fortifikues, që i përket kësaj periudhe.

Kalaja e Prizrenit sot është kthyer në një pikëtakimi midis së shkuarës dhe së tashmes. Kjo falë projektit për ndërtimin e muzeut për ekspozimin e gjetjeve arkeologjike, restaurimi dhe konservimi i ambienteve të kalasë, ndërtimi i “amfiteatrit” me strukturë druri dhe ajo që do ta modernizojë ngjitjen drejt kalasë, nisja e projektit për ndërtimin e një teleferiku.

 

 

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109