Superliga në basketboll për meshkuj, Teuta Basket shkon në finale

Superliga e Basketbollit Shqiptar për meshkuj ka tashmë dy skuadrat finaliste që do të përballen mes tyre për titullin kampion. Besëlidhja e Lezhës dhe Teuta e Durrësit, janë dy skuadrat që do të luajnë në finale për trofeun.

Teuta Basket është skuadra e dyë finaliste e “play off”-it në basketbollin shqitar për meshkuj, pasi “Djemtë e detit” arritën që të fitonin gjysmëfinalen e katërt të luajtur në Fier mbrëmjen e së dielës, ndeshje e cila përfundoi 69-66 pikë ndaj Apolonisë. 

Me këtë rezultat, Teuta shënoi 3-1 në ndeshjen me ekipin e Apolonisë, duke shkuar kështu në finale, ku më herët ka shkuar Besëlidhja, që mundi Vllazninë në tre ndeshjet e luajtura. Ekipi i Teuta Basket ka luajtur në Fier një ndeshje të fortë dhe të ‘luftuar” deri në momentet e fundit. 

20 minutat e para të lojës u mbyllën barazim me 37-37 pikë, ndërsa në periodën e tretë djemtë e detit kanë bërë shkëputjen që solli fitoren. Teuta basket udhëhoqi më pas 60-54 kur ishin luajtur çereku i tretë, avantazh që djemtë arritën që ta ruajnë deri në fund. 

Lojtarët që shkëlqyen tek Teuta ishin Morton me 19 pikë dhe Poëell me 18 pikë, ndërsa për Apoloninë u dallua Kaboza me 16 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen përballë një ekipi me objektiva të qarta.