Seria e gjysmëfinaleve në basketboll për meshkuj, barazohet rezultati në Fier
Pasi fituan në takimin e parë në Durrës, seria barazohet 1-1 pas ndeshjes së dytë të luajtur në Fier midis Teuta dhe Apolonia Basket, ndërsa ndeshja e radhës do të luhet në “Ramazan Njala”.

Ndeshja e zhvilluar midis Teuta dhe Apolonia Basket. Foto: Media Amfora
Perioda e parë nisi me ritëm dhe u mbyll me reultatin 27-24 për Apolonia Basket. Ekipi fierak mori edhe çerekun e dytë 21-17, duke kryesuar 48-41 pas gjysmës së ndeshjes.
Vendasit ftuan 23-16, për të shkuar në 71-57 pas 30 minutash lojë. Apolonia e administroi rezultatin në periodën e fundit, fraksion që mbyllet 12-14 për Teutën, por në shifra të përgjithshme triumfi shkon për vendasit.
Për Teutën u veçuan dy amerikanët, Tiras Morton me 29 pikë e 10 kërcime dhe Bryan Powell me 21 pikë e 7 kërcime.
Seria e gjysmëfinaleve do të zhvendoset në Durrës, me takimin e tretë që do të zhvillohet më 17 prill. Kujtojmë se nga këto ndeshje do dali skuadra që do të shkojë në finale. Skuadra që shkon në finale duhet të fitojë tre nga pesë përballjet e luajtura. Ekipi i Teuta Basket e ka të sigurt vendin e dytë në Superligë, për shkak të pikëve të arritura falë punës, përkshtimit, pasionit dhe shpirtit të garës.