“Odat magjike” të Gjirokastrës
“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 26.
“Dhoma e madhe kishte gjashtë dritare të bukura, të larta sa babai…Asaj i bëheshin shërbimet më të mëdhaja në shtëpi…Nëna ja lante dhe ja fërkonte dërrasat, gjersa zverdhonin si dylli”, kështu e përshkruan odën e miqve, shkrimtari i madh, Ismail Kadare.
Banesat e Gjirokastrës janë monumente identitare të qytetit dhe ajo që njihet si “Oda gjirokastrite”, është mjedisi më i rëndësishëm i banesave madhështore prej guri.
Një organizim patriarkal, ajo dëshmon shtresëzimin gjinor dhe social që prej periudhës mesjetare. Mësoni më shumë përmes shpjegimeve të arkitektit “veteran”, Agron Doraci, që i kushtoi jetën monumenteve të qytetit, deri në restaurimin e banesës së shkrimtarit Ismail Kadare, të kthyer sot në muze.
Për më shumë ndiqni videon e publikuar më lart.
Ekipi realizues:
Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Dorian Hatibi;
Video-produksioni: Arlind Veshti;
Referenca:
1. Çabej Eqrem. Studime Etimologjike VIII. Tiranë 2006;
2. Kadare Ismail. Koha për rrëfim: Dialog me Alda Bardhylin. Tiranë 2021;
3. Meksi Aleksandër. Historia e Arkitekturës në Shqipëri. Tiranë 2016;
4. Riza Emin. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë 2009.