Transformimi urban i Durrësit

“Zëri i Kulturës” / Episodi 10

https://soundcloud.com/amfora-al/transformimi-urban-i-durresit-zeri-i-kultures-ep-10
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Banorët e Durrësit dhe vizitorët shpesh herë flasin për transformimin e qytetit pas viteve’ 90 dhe mundohen të kuptojnë se përse ky ndryshim e ka lënë shumicën e qytetarëve të pa kënaqur, me trashëgiminë kulturore të dëmtuar dhe me shtimin e volumit të betonit.

Media Amfora mësoi nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, “A ka pasur një rol zëri i qytetarëve në mënyrën sesi bashkia e ka transformuar qytetin?”, 94.7 % mendojnë se “Jo” dhe vetëm 5.3 % mendojnë se “Po”.

Në këtë episod të serisë së podcasteve “Zëri i Kulturës”, urbanisti dhe pedagogu, Artan Kacani, analizon transformimin e qytetit të Durrësit dhe sfidave me të cilat përballet ai nga ana urbanistike, një panoramë që përsëritet ngjashëm edhe në qytete të tjera të vendit.

Media Amfora më herët ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata mbi transformimin e qytetit. Ne mësuam nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, “Si i vlerësoni investimet e Bashkisë Durrës për ndërtimin e shesheve publike?”, 80.9 % i vlerësojnë “Negativisht” dhe vetëm 19.1 % i vlerësojnë “Pozitivisht”.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109