Të rinjtë e Durrësit protestojnë kundër Shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dëmtimit të arkeologjisë

FOTO-GALERI/

Pasditen e së mërkurës dhjetra të rinj protestuan në qytetin e Durrësit kundër kundër Shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dëmtimit të arkeologjisë në qytetin bregdetar. Aktivistët e pajisur me maska dhe doreza protestuan duke ruajtur distancën me njëri-tjetrin dhe pa ngjyrime partiake.

Organizimi tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve që ju bashkuan në distancë protestës e cila kërkoi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me fokus arkeologjinë në qytetin e Durrësit. Protesta paqësore përfundoi me shoqërimin në polici të dy prej organizatorëve, të cilët u liruan pas pak orësh.

Të rinjtë në Durrës duke protestuar kundër prishjes së Godinës së Teatrit Kombëtar, dëmtimit të arkeologjisë dhe dhunës policore të ushtruar ndaj protestuesve. Foto: Geri Emiri