Të rinjtë advokojnë për Zyrën e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Durrës

Çfarë mendojnë të rinjtë mbi zyrën e këshillimit të karrieres?

Cilat janë nevojat e tyre?

Si e shohin ata të ardhmen në Shqipëri?

Këto dhe shumë të tjera janë diskutuar në podcast-in e dytë me Izeldën, Dean dhe Sanadën, nga Gjimnazi “Leonik Tomeo”, “Gjergj Kastrioti” dhe Universiteti “Epoka”.

“Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, në bashkëpunim me “Risi Albania”, po advokojnë për të prezantuar Shërbimin e Këshillimit të Karrierës, pikërisht për të sjell këtë shërbim shumë të nevojshëm dhe që mungon në bashkitë e vendit.
Koalicioni për Shërbimin e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Durrës, i përbërë nga: Organizata Udhëtim i lirë – “Liberi di Viaggiare”, Organizata Fondacioni Arsimor Shqiptar (FASH), Qendra Durrësi Aktiv, Qendra Rinore Perspektiva, “Youth Activity Center” dhe “Bicycle Durrës”, po angazhohen të trajtojnë dhe të adresojnë çështjen e këshillimit të karrierës për të rinjtë, me qëllim edukimin dhe punësimin e tyre në qytetin e Durrësit.