Degradimi i zbulimit arkeologjik tek Gjergj Kastrioti, përmbytjet po rrezikojnë gjetjet
Zbulimi arkeologjik i strukturave të një vile luksoze, i të paktën 5 mozaikëve dhe i gjetjeve të rëndësishme për Durrësin, po degradohen nga përmbytjet e shirave. Autoritetet nuk kanë marrë masa për drenimin e sitit, duke i lënë të përmbytura sa herë bien shira të rrëmbyeshëm.