Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion

Katër vite pas nisjes së restaurimit me një fond prej 3.8 milionë eurosh të Bashkimit Evropian, Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap me një muzealizim që në pjesën më të madhe riciklon konceptin e mëparshëm dhe pa transformimin digjital të premtuar. Projekti i zbatuar nga UNOPS-i u rrudh kryesisht në punime ndërtimore, ndërsa mungojnë pavijonet e planifikuara, laboratorët funksionalë dhe kushtet e përshtatshme për ruajtjen e mijëra artefakteve, një pjesë e të cilave vijojnë të mbahen në kontejnerë.

Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Durrës, ende larg përfundimit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është një nga më të rëndësishmit në vend për objektet që datojnë nga prehistoria deri në mesjetë dhe që po rikonstruktohet. Por teksa po mbushet gati një vit nga nisja e punimeve, ato kanë ecur me ritme të ulta. UNOPS, organizata që po zhvillon projektin nuk ju përgjigj një kërkese për koment.