“Raketat e dezinformimit” shënjestrojnë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Një valë dezinformimi ka përfshirë mediat shqipfolëse, duke përhapur pretendime të paverifikuara për një sulm të mundshëm iranian ndaj kampit të MEK në Manzë. Ndonëse pretendimet për një “goditje të pashmangshme” u shpërndanë masivisht, verifikimet dëshmuan mungesën totale të burimeve zyrtare që mbështesin këto skenare lufte.

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Liria e shprehjes mbetet ndër sfidat kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në raportin e publikuar më 16 tetor 2025, Komisioni Evropian thekson se vendi duhet të kalojë nga reformat formale te zbatimi real, duke garantuar mbrojtje efektive për gazetarët dhe transparencë në sektorin e medias.

Inflacioni gjinor prek Shqipërinë

Projektligji i ri për ripërcaktimin e konceptit të gjinisë ka ngjallur mjaft polemika në opinionin publik shqiptar. Për dekada, gjinia është njohur si koncept i lidhur drejtpërdrejt me seksin e rrjedhimisht është përcaktuar si një binare midis mashkullit e femrës, alias burrit e gruas. Si njeri i rrahur me debatet kulturore të Perëndimit, e koshient për polarizimin që çështja transgjinore ka sjellë në ato shoqëri, kundërshtoj fuqimisht çdo përpjekje për ta ripërcaktuar gjininë/seksin si asgjë më shumë sesa binari burrë-grua. Këtë kundërshti do e shpjegoj në këtë artikull.

Prokuroria dhe gjykata fshehën krimin arkeologjik të Kompanisë Kastrati

Shkatërrimi i një prej simboleve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në Porto-Romano, gjatë ndërtimit të portit të hidrokarbureve sipas Prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit nuk përbën vepër penale. Pas një hetimi 4 vjeçar, ata u fshehën pas një akt-ekspertize që tregonte një situatë ndryshe nga e vërteta në terren dhe pushuan çështjen ndaj Kompanisë Kastrati.

Organizatat e Shoqërisë Civile kthehen në faktor ndikues në jetën sociale dhe politike të vendit

Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri dëshmuan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizave natyrore të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e COVID-19. Teksa kontributet e tyre shtohen dita-ditës, ekspertët kërkojnë që të rritet ndërveprimi me institucionet dhe ato t’i implementojnë rekomandimet që marrin. Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri … Continued