Organizatat e medias kritikojnë Kryeministrin Rama pas përplasjes me gazetarët

Organizata vendase dhe rajonale të gazetarëve kanë reaguar pas incidentit në një konferencë për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta. Ato paralajmërojnë se përjashtimi i gazetarëve dhe retorika ndaj mediave kritike mund të krijojnë precedent për kufizimin e aksesit në informacion publik.

“Mes Nesh”, 18 gra artiste ekspozojnë pikturat e tyre në Durrës

Ngjyra, portrete dhe motive bashkohen në një ekspozitë që sjell për publikun këndvështrime të ndryshme artistike mbi jetën dhe identitetin. Përmes veprave të tyre, artistet përcjellin emocione dhe histori që pasqyrojnë përvojën njerëzore dhe fuqinë krijuese të artit.

Ura e Orgockës, ngritja dhe rënia e monumentit 

E shembur nga prurjet e lumit Osum, ura historike e Orgockës mbetet një strukturë e rrënuar, ndërsa banorët e zonës vazhdojnë të përballen me vështirësi në lëvizje. Megjithëse objekti është monument kulture, ndërhyrja për restaurimin e tij mbetet ende në fazë projektimi.

Rrënojat e Kishës së Shën Markut, dëshmi e terrorit ndaj besimit 

Nën Kalanë e Vaut të Dejës, rrënojat e Kishës së Shën Markut dëshmojnë një histori qëndrese. E shkatërruar me dinamit gjatë fushatës ateiste të vitit 1967 dhe e restauruar sot si monument, ajo mbetet një nga dëshmitë më të veçanta të arkitekturës mesjetare dhe kisha e vetme e stilit gotik në Shqipëri.

Rruga Egnatia: Rreziku i zhdukjes mes asfaltit dhe neglizhencës institucionale

Rruga Egnatia po përballet me një rrezik serioz zhdukjeje për shkak të ndërtimeve pa leje, përdorimit të segmenteve antike për qarkullim dhe mungesës së mbrojtjes institucionale. Në mungesë të një strategjie të qartë mbrojtjeje dhe monitorimi, gjurmët e Rrugës Egnatia rrezikojnë të zhduken gradualisht nën asfalt dhe neglizhencë institucionale.