Një bretkosë politike në Kënetën e Durrësit të Vjetër
Saliu i ka bërë 1001 të liga vendit, por në garën e ligësisë në të cilën është futur kryebashkiakja e Durrësit, pushteti socialist në qytet nuk qëndron larg tij. Ai ka vrarë njerëz, ju keni vrarë të shkuarën dhe të ardhmen. Ai ka persekutuar njerëz, ndërsa ju modelet e mira. Ai ngriti dhunën në podium, ju i dhatë asaj pushtet. Ai normalizoi korrupsionin, ju e idealizuat. Ai përdori bandat, ju përdoreni nga bandat.