Kuvendi miraton shkrirjen e 15 bashkive mes protestave dhe kundërshtimeve vendore

Kuvendi miratoi kalimin nga 61 në 46 bashki, pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të banorëve e këshillave vendorë të disa prej njësive të prekura. Kryeministri Edi Rama e cilësoi votimin si një hap modernizues, ndërsa kundërshtarët ngritën shqetësime për largimin e shërbimeve dhe dobësimin e përfaqësimit të komuniteteve.

KQZ propozon shtrirjen e votimit elektronik në vendoret e 2027-ës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar 15 partive politike qëndrimin e tyre për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në tri ose katër bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Institucioni i ka ftuar në konsultim më 9 tetor, ndërsa shkresa nuk përcakton bashkitë ku mund të zbatohet sistemi.

 Pesë vatra zjarri aktive në vend, evakuohen katër familje në Mallakastër

Pesë vatra zjarri mbeten aktive në vend nga 28 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa katër familje janë evakuuar përkohësisht në Mallakastër për arsye sigurie. Situata paraqitet problematike edhe në zonën e Dajtit, ku vijojnë ndërhyrjet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”: Banorët kundër projektit të rivitalizimit 

Projekt-ideja për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit përfshin analizën e 434 ndërtesave të lagjes “Kala”, si bazë për ndërhyrjet e propozuara në zonën historike. Ndërsa institucionet e paraqesin rivitalizimin si një ndërhyrje për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e zonës, banorët kundërshtojnë mënyrën e trajtimit të objekteve, ndikimin mbi pronat dhe ndryshimet që mund të sjellë në një lagje të banuar prej brezash.

Gërmimet zbulojnë mozaikë të një faze të hershme të Bazilikës së Elbasanit

Mozaikë të një faze më të hershme të Bazilikës Paleokristiane të Elbasanit kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve të këtij viti, duke sjellë të dhëna të reja për historinë e qytetit antik të Scampis dhe evolucionin e monumentit. Arkeologët besojnë se kompleksi shtrihet përtej zonës së eksploruar deri më sot.

Monumente kulture në rrezik: Dimri ekspozon objektet e amortizuara në Elbasan

Reshjet e këtij dimri kanë ekspozuar sërish gjendjen e amortizuar të disa monumenteve të kulturës në Elbasan, të cilat vijojnë të konsiderohen në rrezik. Të dhënat zyrtare tregojnë se, pavarësisht monitorimit dhe projekteve të miratuara, një pjesë e këtyre objekteve mbeten ende të pambrojtura ndaj faktorëve natyrorë.