Kushtetuesja rrëzon kërkesën për “Diellën”, përgjegjësia mbetet te institucionet
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 39 deputetëve për shfuqizimin e pjesëve të dekreteve presidenciale që i ngarkojnë kryeministrit përgjegjësinë për ministren virtuale “Diella”. Gjykata theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë kompetencat dhe llogaridhënien e institucioneve publike.