Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion

Katër vite pas nisjes së restaurimit me një fond prej 3.8 milionë eurosh të Bashkimit Evropian, Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap me një muzealizim që në pjesën më të madhe riciklon konceptin e mëparshëm dhe pa transformimin digjital të premtuar. Projekti i zbatuar nga UNOPS-i u rrudh kryesisht në punime ndërtimore, ndërsa mungojnë pavijonet e planifikuara, laboratorët funksionalë dhe kushtet e përshtatshme për ruajtjen e mijëra artefakteve, një pjesë e të cilave vijojnë të mbahen në kontejnerë.

Amfiteatri i Durrësit në 3D: Projekti që synon ta kthejë në mjet edukimi  

Një aktivitet i organizuar nga klubet rotariane të Durrësit prezantoi rindërtimin në 3D të Amfiteatrit të qytetit, një projekt kërkimor tashmë i përfunduar pas bashkëpunimit shqiptaro-gjerman. Gati për zbatim dhe me potencial edukativ, iniciativa mbetet në pritje të mbështetjes nga institucionet shqiptare.

Parqet arkeologjike, shesh fushate elektorale dhe përshesh investimesh

KOMENT/ Shqipëria nga skaji verior në atë jugor ka një larmishmëri gjetjesh arkeologjike, që krijojnë një mozaik të kronologjisë të qytetërimeve të ngritura ndër shekuj në trojet tona. Në qytetin e Fierit që prej vitit 2005, Apollonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar. Apollonia u themelua si qytet në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit, … Continued