Superliga Shqiptare e Basketbollit për Meshkuj, Besëlidhja shpallet kampione
Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Skuadra lezhjane e merr për herë të dytë këtë titull, ndërsa Teuta Basket është renditur në vendin e dytë, duke u shpallur nënkampione.

Momenti i shpalljes kampion të "Besëlidhja Basket". Foto: Media Amfora
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u luajt të enjten finalja e tretë e “play-off”-it, Besëlidhja-Teuta, e cila është fituar nga Besëlidhja, që u shpall edhe kampione.
Besëlidhja e fitoi ndeshjen 136-64 pikë ndaj ekipit të Teutës, e cila u shpall nënkampione e Superligës Shqiptare të Basketbollit për Meshkuj.
Pas një sezoni të gjatë sportiv plot sfida, Superliga Shqiptare e Basketbollit për Meshkuj ka tashmë skuadrën kampione, e cila e fitoi këtë përballje të rëndësishme për herë të dytë.