Raportimi për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, profili i gazetarit Gëzim Kabashi
“Kult Kast” – Emisioni 4.
Gëzim Kabashi simbolikisht është një “vulë e gazetarisë durrsake”, duke e nisur karrierën vrullshëm pas viteve’ 90. Fillimisht ai nisi të punonte si gazetar profesionist për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe spikati me stilin e tij që në vitin 1993.
Me një eksperiencë të gjerë në shtypin e shkruar, mediat audiovizive dhe ato në internet, Kabashi spikati me një stil ndryshe, ku përtej raportimit për ngjarjet me interes publik, ai vendosi një fokus të veçantë tek arkeologjia, trashëgimia kulturore materiale dhe tek artistët e qytetit.
Për më shumë ndiqni intervistën që ndërton profilin e një pene të veçantë të gazetarisë shqiptare lokale dhe rrëfimet personale për artistët e Durrësit, ndër to edhe për aktorin e merituar dhe të ndjerin Mirush Kabashi, siç nuk e keni njohur më parë.
Ekipi realizues:
Ideja dhe moderimi: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;
Ndihmoi: Ekipi i Medias Amfora.