“Qyteti që rrëfen”, të rinjtë e Durrësit mbledhin historitë e familjeve të vjetra

Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” ka ndërmarrë nismën “Qyteti që rrëfen”, së bashku me 13 të rinj të cilët do të mbledhin dhe dokumentojnë historitë e 6 familjeve që ndikuan në transformimin e Durrësit.

Një grup të rinjsh në Durrës janë angazhuar për dokumentimin e memories kolektive të qytetit, me fokus në historitë e familjeve të vjetra.

Grupimi i 13 nxënësve dhe gjimnazistëve të apasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe historisë synon të mbledhi rrëfenjat e pinjollëve të familjeve që ndikuan në  jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetit gati 2700 vjeçar.

Të rinjtë u përzgjodhën pas një audicioni. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Nisma “Qyteti që rrëfen” synon të sjelli një ciklësh shkrimesh, podcast-esh dhe videosh, fokusuar tek familjet e mëdha dhe të vjetra të qytetit të Durrësit, si edhe krijimin e pasaportave online për 6 familjet kryesore.

Të rinjtë do të hulumtojnë për rrënjët e këtyre familjeve si pjesë e nismës së ndërmarrë nga Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë”, në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Të rinjtë u trajnuan për metodat e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Përzgjedhja e tyre erdhi pas një audicioni të zhvilluar me një grup të gjerë, të cilët u informuan për nismën dhe më pas u trajnuan mbi metodat e mbledhjes dhe dokumentimit të informacioneve që përbëjnë memorien kolektive të qytetit.

Nisma “Qyteti që rrëfen” është ndërmarrë nga Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë“, në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Foto në krye: Nga takimi me përfaqësuesin e Familjes Kaçulini, Aurel Kaçulini. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora.