Monumentet e harruara: Raportoni për gjendjen e tyre

Media Amfora fton qytetarët, ekspertët apo përfaqësuesit e shoqërisë civile, që të raportojnë mbi raste konkrete të monumenteve të lëna në harresë nga institucionet që duhet të kujdesen për to.

Nga skaji jugor e deri në veri të Shqipërisë, një numër i konsiderueshëm monumentesh që mbartin vlera kulturore dhe historike janë në prag shkatërrimi.

Për të raportuar rreth gjendjes së tyre, Media Amfora fton qytetarët, ekspertët apo përfaqësuesit e shoqërisë civile që të na ndihmojnë që t’i identifikojmë ato, si edhe të hulumtojmë më tej mbi shkaqet e lënies në harresë apo përgjegjësinë e institucioneve që duhej të garantonin mbrojtjen e tyre. 

Ne konsiderojmë monumente kulture:  

Zbulimet arkeologjike, kalatë, kishat, manastiret apo objektet e tjera të kultit, si edhe banesat, kullat apo urat që kanë fituar një status mbrojtjeje. 

Çështjet kryesore që duam të dimë: 

  • Si paraqitet gjendja e monumenteve të kulturës/ siteve arkeologjike që ju keni vizituar apo njihni? 
  • A mirëmbahen ato? 
  • Cilat janë problematikat që keni hasur? 

Ne presim të mësojmë më shumë nga ju si dhe të marrim fotografi, video apo materiale të tjera që ju i dispononi dhe që mund të na ndihmojnë në hulumtimin tonë. 

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose bloguamfora@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 9 janar 2022, ora 24:00. 

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar. 

_________

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim nga Media Amfora.