Çezari dhe Pompeu, përballja që ndryshoi botën antike – Pj. 1
“Kultura në 1 minutë” / Episodi 5 – PJESA E PARË
Çezarin dhe Pompeun e ndau historia, por i bashkuan emrat e rrugëve moderne të Durrësit!
Në vitin 48 para Erës Sonë, nga Janari në muajin Korrik sytë e Perandorisë Romake ishin në Durrës, aty ku po përballeshin gjeneralët e saj legjendar, të cilët kishin më shumë fuqi se institucionet e Republikёs.
Senati i kërkoi Çezarit tё kthehej nё kryeqytet pa legjionet e tij dhe tё linte komandёn e ushtrisё, por mos bindja e Çezarit për të dorëzuar pushtetin e tij ndaj senatit, pati një çmim të lartë.
Në serinë e radhës të videove “Kultura në 1 Minutë” ndiqni pjesën e dytë për të mësuar për fatin e betejës që u zhvendos në Durrës midis Çezarit dhe Pompeut.
_________
Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti
Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.
Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.
Referenca:
1. Julius Caesar: De bello civili.
2. George Veith: Fushata e Durrёsit ndёrmjet Çezarit dhe Pompeit. Tiranё, 2006.