Banorët në fshatin Mal Bardhë advokojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre

Për të shpëtuar murin e rezervuarit nga shembja dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e tij duhet të ndërtohet një mur tjetër në pjesën e ngushtë të grykës, i cili ka aftësinë mbajtese të mjaftueshme për të siguruar murin ekzistues dhe për të sistemuar përrojin në afërsi të rezervuarit.

Për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit të pijshëm, duhet të ndërtohet edhe një linjë uji nga poshtë fshatit për të bërë të mundur mbajtjen në punë të rezervuarit për 24 orë në ditë.

Këto rekomandime dhe shumë të tjera na i rrëfen një banor në fshatin Mal Bardh, Milot, i cili tepër i shqetësuar për situatën ka advokuar pranë institucioneve të pushtetit vendor për marrjen e masave të menjëhershme përpara ardhjes së sezonit të vjeshtës, ku reshjet e shirave rrezikojnë shkatërrimin e rezervuarit!

Iniciativa “Rikonstruksioni i Rezervuarit të fshatit Mal Bardhë” po zbatohet nga Endri Kola, me qëllim angazhimin qytetar për zgjidhjen e problematikave komunitare dhe mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Për të dëgjuar serinë e parë të podcast-it klikoni këtu.

Për të dëgjuar serinë e dytë të podcast-it klikoni këtu.

Producente: Livia Kreko

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.